Vengu: Projektligj për krijimin e forcës së rezervistëve në Shqipëri. Hapim dyert e karrierës ushtarake

Politikë | 2 vite më parë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka bërë me dije se po konsiderohet krijimi i forcës së rezervistëve në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Vengu tha se përmes këtij projektligji i hapen dyert karrierës ushtarake dhe po ashtu është edhe një afrim me standardet e NATO-s.

Vengu theksoi se projektligji do të kalojë në komisione dhe se synimi është që në fillim të vitit të ardhshëm të fillojnë hapat e parë në krijimin e forcës së rezervistëve. Buxheti i dedikuar për vitin 2025, tha Vengu është 15.5 milionë euro.

 “Po konsiderojmë krijimin e forcës së rezervistëve në Shqipëri. Kjo i jep mundësi ushtarakëve aktivë që kanë vendosur të zhvillojnë karrierën në privat, i japim mundësinë që të rikthehen në FA me misione specifike, me detyrime që mund të mbulojnë misionet paqeruajtëse, misionet me angazhim në NATO dh e rajon. Hapim dyert e karrierës ushtarake. Synojmë që fillim viti që vjen të na gjejë me hapat e para për krijimin e forcës së rezervistëve. Kemi një paketë financiare të konsiderueshëm në buxhetin e 2025 të dedikuar për forcën e rezervistëve prej 15.5 mln euro. Në këtë mënyrë kthehemi në standardet e NATO-s. Kjo i jep mundësi FA të Shqipërisë që të kenë një gamë më të gjerë në dispozicion”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme