Nurellari: Sjellja me mbyllje dyersh ndaj Belerit, qesharake

Politikë | 2 vite më parë

Politologu Adri Nurellari e ka komentuar si “qesharake” mbylljen e dyerve, sipas tij, ndaj Fredi Belerit, që ishte pjesë e delegacionit që vizitoi të martën Tiranën.

Komentet e tij u bënë gjatë emisionit ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, ku kërkoi që Shqipëria duhet të dëshmojë se kushdo që e konsideron veten ndryshe është i mirëpritur.

“Duhet respektimi i pakicave. Nuk është kombëtariste çështja. PS ka pasur mundësi ta hapë çështjen për rastin e Peshkëpisë. Çështja është se në bregdet janë investuar miliona, pasi aty janë biznese që janë në divanin e qeverisë. Është një sjellje naive që nuk i përmban mirë emocionet. Ishte qesharake edhe kur Kurti i mbylli derën Ramës. Po të jetë për qëndrime, Rama takon Vuçiçin që ishte  në zyrën e shtypit të Millosheviçit. Beleri është periferik, por po mbajte qëndrime duhen mbajtur edhe ndaj Vuçiç etj. Hyrje e përshpejtuar për shkak të Ukrainës, jo si meritë e jona. Duhen kapërcyer çështjet personale. Më duket veprim i papjekur.”, tha Nurellari.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme