Pse nuk e takoi Rama-Belerin? Suli: Rama shkoi në Rogner sepse e dinte që Beleri nuk ishte aty!

Raportet mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe eurodeputetit të Demokracisë së Re në Greqi, Fredi Beleri, i zgjedhur kryebashkiak i Himarës, por i dënuar me 2 vite burgim për blerjen e votave në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, ishin në vemendjen e emisionit 3D në RTSH 1 HD të drejtuar nga gazetarja Sonila Agostini.
Sekretari i Omonias Marin Suli, krahu i djathtë i zotit Belerit, la të kuptohet se zoti Rama e ka shmangur takimin me eurodeputetin grek.
Me doza jo të vogla ironie dhe ofendimi zoti Suli tha se kryeministri shqiptar Rama shkoi në Rogner sepse e dinte që Beleri nuk ishte aty. Ai, tha Suli, u përpoq ta kalonte situatën me batuta të një karikaturisti të dështuar.
“Kryeministri i vendit gënjen” tha Sekretari i Omonias Marin Suli. “Shqiptarët po ikin nga Shqipëria se nuk kanë bukë të hanë” tha ai në konkluzion të situatës sipas tij shumë të vështirë në vend. Suli tha se Rama është një kryeministër amator konkludoi ai.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




