Kuvendi përgënjeshtron incidentin me Belerin se eurodeputetit “iu mbyll dera”

Politikë | 2 vite më parë

Kuvendi i Shqipërisë ka përgënjeshtruar lajmin e përhapur në medie se Fredi Belerit i është mbyllur dera sot gjatë vizitës në cilësinë e eurodeputetit.

Ardhja e Belerit në Tiranë u prit me protesta nga një grup qytetarësh, të cilët lëshuan vezë dhe kos në drejtim të eurodeputetit grek.

Gjatë vizitës si pjesë e delegacionit të Bashkimit Europian për të vlerësuar progresin e Shqipërisë me reformat, në medie qarkulloi lajmi se ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës po ashtu nuk u lejua të hyjë lirisht bashkë me kolegët e tjerë, por madje iu mbyll dera.

“Delegacioni i Parlamentit Europian ka mbërritur në Kuvend në orën 10.30 dhe është pritur nga protokolli i Kuvendit për të zhvilluar takimet me përfaqësues te grupeve parlamentare sipas programit të dakortësuar. Europarlamentari Beleris ka mbërritur ne Kuvend në orën 11.10 dhe ka hyrë nga dera e pritjeve protokollare për t’u bashkuar me kolegët e tij në takimin që po zhvillohej,” njofton Kuvendi.

Beleri ishte pjesë e delegacionit prej 10 eurodeputetësh që u takuan sot në Tiranë, me përfaqësues të grupeve parlamentare shqiptare.

Në krye të grupit të PE-së ishte eurodeputeti italian, Marko Tarkuinio, ndërsa në delegacion ishin edhe dy shqiptarë, që përfaqësojnë vende të tjera anëtare të BE-së. Kosovari Adnan Dibrani vjen nga Suedia, ndërsa Fredi Beleri rikthehet në Shqipëri si eurodeputet grek.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme