Sulo: Diaspora është baza e madhe ku Rama synon kuorum kushtetues

Analisti Arion Sulo, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, deklaroi se kryeministri nuk shfaqet me komplekse nga opozita, pasi e ka projekt dhe po e zbaton atë për të shtuar numrin e mandateve në zgjedhjet e 2025.
“Ai kërkon të kapë numra kushtetues. Edhe sikur e gjithë opozita të shkoj në burg, opozita do i ketë 30 mandate, pasi do e votojë populli opozitarë. Kjo është vetëm “Maja e Ajsbergut”. Janë shkelur disa ligje, si ai i ambasadorëve, buxheti i përdorur, kostoja e sallës etj. Kush i paguan? Duhen thënë se nuk është takim qeveritar. Kryeministri nuk mund të bëjë fushatë. Kam parë një formular ku i kërkohet administratës që të tregojnë se çfarë të afërmish kanë emigrantë”, tha Sulo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




