Begaj: Arabia Saudite mbështetje për Shqipërinë në momente të vështira

Politikë | 2 vite më parë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim ministrin e Haxhit dhe Umres të Arabisë Saudite, Taufiq Bin Fauzan al-Rabiah.

Në fokus të këtij takimi ishin marrëdhëniet shumë të mira politike në interes të bashkëpunimit dhe të zhvillimit të një axhende dypalëshe, mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik, si dhe mbështetja për njohje të reja të Kosovës.

Presidenti Begaj i shprehu ministrit saudit të Haxhit dhe Umres falënderime për ndihmën humanitare dhe financiare që Arabia Saudite ka dhënë ndër vite për Shqipërinë në momente të vështira.

Njëherazi, Kreu i Shtetit u shpreh për hapësirat që mund e duhet të shfrytëzohen për të rritur bashkëpunimin ekonomik, investimet direkte, si dhe mundësinë e vendosjes së një linje direkte mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite, gjë që do të ndikonte pozitivisht jo vetëm në numrin e turistëve, por edhe në shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.

Presidenti Begaj vlerësoi njohjen dhe mbështetjen e Kosovës nga Arabia Saudite, teksa kërkoi ndihmën për të zgjeruar numrin e këtyre njohjeve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme