Alibali: Mënyra e arrestimit të Metës, gafë proceduriale, do ndikojë në gjykim

Politikë | 2 vite më parë

Analisti, Neritan Alibali në emisionin “3D” e ka konsideruar një gafë proceduriale arrestimin e ish- presidentit Ilir Meta, aktualisht  president i Partisë së Lirisë.

Teksa e konsideron një skenar nga Ministria e Brendshme, Alibali shprehet se mund të ishte zgjedhur një mënyrë tjetër arrestimi pasi sipas tij, kjo formë pritet të ndikojë në gjykimin e tij.  

“Ilir Meta është personi që ka mbajtur më shumë funksione të larta shteti. Këto dy ditë vëmendja ka qenë tek grupi I cili realizoi arrestimin e tij. Nuk është përgjegjësia e tyre, është skenar i hartuar dhe përgjegjës është Ministria e Brendshme. Mendoj që është një spektakël politiko-artistik për të treguar popullit që po arrestojmë një të tillë. Mendoj që mënyra e arrestimit të Metës është një procedurë proceduriale sepse në rast se çështja do të kalojë të gjitha shkallët dhe nëse shkon në Strasburg kam përshtypjen se që në deklaratën e parë, avokati i tij e deklaroi se do të kundërpërgjigjemi mbi bazën e konceptit të procesit të parregullt ligjor. Nëse shkon në Strasburg, ata shqyrtojnë procesin që nga momenti i arrestimit. Mund të përdorej dhe mënyrë tjetër arrestimi sikurse mund të thirrej në SPAK”, tha Alibali.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme