Tensione në Kuvend, opozita: Po bëni diktaturë, Garda s’lejon hyrjen e deputetëve në sallë

Ka nisur me tensione seanca e sotme plenare. Deputetët e opozitës të cilët nuk janë të përjashtuar nga Parlamenti nuk kanë mundur të hyjnë brenda sallës pasi Gardha vendosi gardh metalik para institucionit. Deputeti Tritan Shehu e konsideroi këtë situatë tejet të papranuehsme dhe kërkoi nga Kryeparlamentarja të respektojë ligjin dhe Kushtetutën.
“Po sillen si banditë. A ka shembull në botën demokratike që ndodh diçka e tillë. Kulmi i represionit. Seleksiononi se kush duhet e kush nuk duhet të hyjë në Parlament. Hapni dyert të futen deputetët që nuk janë rë dënuar. Keni përgjegjësi penale, duke nisur nga Ministri i Brendshëm dhe Kryetari i Kuvendit”, deklaroi Shehu.
Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe deputetja Sorina Koti e cila deklaroi se mazhoranca po bën diktaturë. Ajo kërkoi marrjen e masave të menjëhershme për lejimin e deputetëve ndaj të cilëve nuk ka masë disiplinore, të marrin pjesë në punimet e Kuvendit.
“Jemi rrethuar me gardh hekuri që nuk jemi lejuar të hyjnë se garda nuk po i lë. Ose Garda të marrë masa dhe të lejojë hyrjen e deputetëve që nuk janë të përjashtuar. Po e ktheni në diktaturë. Merrni masa njëherë e më parë”, deklaroi Koti.
Nga ana e saj, kryeparlamentaja Spiropali theksoi se Garda po bën punën e saj,. Ajo dënoi sjelljen e opozitës e cila djeg, përplas e godet punonjësit e Gardës.
“Garda të bëjë detyrën pa u dhunuar, sulmuar, djegur. Respektoni Gardën e punonjësit. Deputetët e përjashtuar për shkak të kateve të rënda të dhunës, nuk mund të hyjnë., Deputetët e tjerë janë të mirëpritur të hyjnë”, u shpreh Spiropali.
Kjo e fundit shprehu edhe njëherë vlerësimet për hapjen e grupkapitullit të parë për negociatat me BE-në, ndërsa u bëri thirrje deputetëve opozitarë që të bashkëpunojnë në lidhje me ëndrrën evropiane të shqiptarëve.
Ndërsa sipas deputetit socialist Erion Braçe është vetë PD që pengon hyrjen në Kuvend të deputetëve të papërjashtuar të opozitës
“Ju lutem bëjini thirrje PD që të lejojë deputetët e padënuar që të hyjnë në sallë. Kjo është historia se e kanë me njëri-tjetrin dhe jo me parlamentin. Tek historia e shkuar shkuan këta dhe po dalin shumë keq”, tha Braçe.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




