Hapja e grup-kapitullit të negociatave, Tabaku: Shqipëria ka nevojë për të punuar në disa fusha

Politikë | 2 vite më parë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar mbi hapjen e grup-kapitullit të parë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në një deklaratë për media, Tabaku u shpreh se Shqipëria ka nevojë për të ndryshuar dhe për të punuar në disa fusha, sikurse janë reforma për plotësimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e ardhshme, lufta ndaj korrupsionit, angazhimi real për përmbushjen e reformave, respektimi dhe zbatimi i vendimeve të Kushtetueses.

“Dy javë më parë në hartimin e ROADMAP-it ne ngritëm disa shqetësime, po njëkohësisht dhe në pozicionet negociuese. Së pari kemi mungesë e theksuar angazhimi real për përmbushjen e reformave që janë qendra kryesore dhe këtu bëhet fjalë për reforma për plotësimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e ardhshme që qeveria shqiptare i ka shtyrë për t’i zbatuar ato në vitin 2026 pas zgjedhjeve të 2025-ës. Për ne ishte e pakuptimtë që reforma zgjedhore të shtyhej. Dhe së dyti, respektimi dhe zbatimi i vendimeve të Kushtetueses. kemi dy standarde për zbatimin e rregullave të BE dhe Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, këtu lidhet me konkurrencën e padrejtë, dhënien e kontratave, luftën ndaj korrupsionit”, deklaroi Tabaku.

Deputetja u shpreh më tej se dokumenti që ka shkuar në Bruksel, nuk është konsultuar me shoqërinë civile.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme