“Djathtas 1912”, Enkelejd Alibeaj prezanton partinë e re

Politikë | 2 vite më parë

Enkelejd Alibeaj dhe mbështetësit e tij kanë prezantuar sot partinë e re që do të mbajë emrin “Djathtas 1912”. Në një deklaratë për mediat, Alibeaj lexoi Kartën e Parimeve dhe Vlerave të kësaj partie, teksa theksoi se bazohet në pesë shtylla themelore të lirisë: individi, prona, familja, vetëqeverisja dhe besimi.

“Vlerat dhe parime që na kanë bërë dhe ua ofrojmë shqiptarëve. U prezantojmë kartën e vlerave dhe parimeve të Djathtas 1912. Ne besojmë në parimet e spektrit të djathtë i cili ka në themelet e tij lirinë e individit si baza e të gjithë e kohezionit shoqëror, ekonomik dhe politik. Për Ne përfaqësimi sa më i drejtpërdrejtë i sovranitetit popullor në çdo nivel të qeverisjes është jetësimi i lirisë”, tha Alibeaj.

Krijimi i kësaj partie vjen vetëm disa muaj para zgjedhjeve të vitit 2025.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme