Zelensky dhe Rama bisedojnë për rindërtimin e Ukrainës

Kryeministri Edi Rama u takua një ditë më parë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Kroaci në kuadër të samitit “Ukrainë-Evropa Juglindore” .
Zelensky ka publikuar në rrjetet sociale foto nga takimi me Ramën duke bërë të ditur edhe detaje nga bashkëbisedimi i zhvilluar.
“Në Kroaci u takova me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam zbatimin e Formulës së Paqes, përgatitjet për Samitin e dytë të Paqes dhe rrugën e Ukrainës drejt BE-së dhe NATO-s”, bën me dije presidenti ukrainas.
Zelensky shton se “gjithashtu, folëm për mekanizmat e mundshëm për rindërtimin e Ukrainës. I jam mirënjohës kryeministrit për dialogun produktiv”.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




