Presidenti Erdoan në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga homologu Begaj

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan ka mbërritur në Shqipëri, në kaudër të vizitës zyrtare. Avioni me të cilin udhëtoi kreu i shtetit mbërriti pak më parë në aeroportin “Nënë Tereza”.
Erdoan dhe bashkëshortja e tij, u pritën në Aeroport nga Ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Ky i fundit shoqërohej edhe nga zv.kryeministrja Belinda Balluku.
Presidenti i Turqisë u prit me një ceremoni zyrtare në Presidencë nga homologu Bajram Begaj, me të cilin do të ketë edhe një takim kokë më kokë.
Më pas, Presidenti Erdoan do të takojë Kryeministrin Edi Rama, me të cilin do të mbajë një deklaratë të përbashkët për mediet.
Sipas axhendës, Presidenti turk gjithashtu do të marrë pjesë pasditen e sotme në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, e cila ndodhet pranë Parlamentit shqiptar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




