Hoxha: Protesta u bë për Sali Berishën

Politikë | 2 vite më parë

Gazetari Poli Hoxha ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 nën moderimin e gazetares Sonila Agostini se protesta e 7 tetorit u bë e gjitha për Sali Berishën.

Hoxha tha se përveç faktit që në këtë protestë qytetarët treguan problemet e tyre ekonomike që kanë, në fakt tubimi para Kryeministrisë ishte për Sali Berishën.

“Pavarësisht se nga kush u thirrën qanë hallet e tyre që kanë në Korçë, Shkodër, Tiranë etj., për problemet dhe varfërinë e tyre, çmimet super të rritura apo për indeksimet e pensioneve 7 mijë lekë në muaj që nuk janë asgjë fare. Çështja është tek ata që e thirrën protestën ? Dhe pse e thirrën? Protesta është bërë për Sali Berishën. Është hipokrizi ta fshehësh”, u shpreh Hoxha.  

Gazetari Hoxha theksoi më tej se Berisha është në një kontekst të atillë politik kur gjendet para drejtësisë ashtu si edhe aleati i tij, Ilir Meta.

“Sali Berisha është në një kontekst të caktuar. Vetëm atë nuk mbajti fjalim, se po të kishte mbajtur fjalim do ta kishte thënë vetë thelbin. E tha një ditë më parë dhe një ditë më vonë. Kjo është në kontekstin kur po i mbyllen hetimet Ilir Metës”, tha Hoxha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme