Emrat- KQZ gjobit 40 kandidatë për kryebashkiakë, 32 të Partisë së Lirisë dhe Rithemelimit, 8 të PS-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkoi të martën vendosjen e gjobave si masë disiplinore ndaj 40 kandidatëve për kryetar bashkie, shumica e të cilëve dolën fitues, në zgjedhjet vendore në Shqipëri që u zhvilluan më 14 Maji 2023. Ata do të gjobiten pasi, sipas PD-së, kanë kryer shkelje të Kodit Zgjedhor në fushatë elektorale.
Komisioneri Ilirjan Celibashi, i ka propozuar Komisionit të Ankimeve sanksionet në fjalë, me vlera nga 72 mijë, deri në rreth 500 mijë lekë gjobë, që do i kalojnë për llogari KQZ-së. 32 kandidatë të gjobitur janë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” (Partia e Lirisë dhe Rithemelimi) dhe 8 nga PS.
“Në zbatim të nenit 173, pika 5 e Kodit Zgjedhor, Komisioneri vendosi t’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative dhe kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së, për 40 kandidatë për kryetar bashkie”, thuhet në shkresë.
Lista e kandidatëve është si më poshtë:
- Bashkia Belsh, të Partisë Socialiste, z. Arif Tafani me gjobë në vlerën 206 000 lekë;
- Bashkia Fier, të Partisë Socialiste, z. Armando Subashi me gjobë në vlerën 138 910 lekë;
- Bashkia Durrës, të Partisë Socialiste, zj. Emirjana Sako me gjobë në vlerën 75 859 lekë
- Bashkia Kuçovë, të Partisë Socialiste, z. Kreshnik Hajdari me gjobë në vlerën 500 000 lekë;
- Bashkia Roskovec, të Partisë Socialiste, zj. Majlinda Bufi me gjobë në vlerën 243 500;
- Bashkia Librazhd, të Partisë Socialiste, z. Mariglen Disha me gjobë në vlerën 125 490;.
- Bashkia Mat, të Partisë Socialiste, z. Agron Malaj me gjobë në vlerën 80 000 lekë
- Bashkia Peqin, të Partisë Socialiste, z. Bukurosh Maci me gjobë në vlerën 70 000 lekë;
- Bashkia Krujë, të Partia e Lirisë, z. Agron Loka me gjobë në vlerën 486 000 lekë;
- Bashkia Miridtë, të Partia e Lirisë, z. Albert Mëlyshi me gjobë në vlerën 300 000 lekë;
- Bashkia Sarandë, të Partia e Lirisë, z. Ardit Cikuli me gjobë në vlerën 259 958 lekë;
- Bashkia Kamëz, të Partia e Lirisë, z. Arjan Hoxha me gjobë në vlerën 72 000 lekë;
- Bashkia Divjakë, të Partia e Lirisë, z. Aurel Malko me gjobë në vlerën 72 000;
- Bashkia Shkodër, të Partia e Lirisë, z. Bardh Spahia me gjobë në vlerën 445 280;
- Bashkia Klos, të Partia e Lirisë, z. Bedri Hoxha me gjobë në vlerën 156 715 lekë;
- Bashkia Kurbin, të Partia e Lirisë, z. Behar Haxhiu me gjobë në vlerën 132 456 lekë;
- Bashkia Tropojë, të Partia e Lirisë, z. Besnik Dushaj me gjobë në vlerën 178 758 lekë;
- Bashkia Bulqizë, të Partia e Lirisë, z. Dëfrim Fiku me gjobë në vlerën 192 294 lekë;
- Bashkia Gjirokastër, të Partia e Lirisë, z. Dorjan Lani me gjobë në vlerën 72 000 lekë;
- Bashkia Përmet, të Partia e Lirisë, z. Edmond Komino me gjobë në vlerën 198 000 lekë;
- Bashkia Devoll, të Partia e Lirisë, z. Elvis Hajdërlli me gjobë në vlerën 223 762 lekë;
- Bashkia Kolonjë, të Partia e Lirisë, z. Et’Hem Lumani me gjobë në vlerën 169 000 lekë;
- Bashkia Fier, të Partia e Lirisë, z. Evdar Kodheli me gjobë në vlerën 192 000 lekë;
- Bashkia Konispol, të Partia e Lirisë, z. Fatmir Shero me gjobë në vlerën 172 000 lekë;
- Bashkia Kavajë, të Partia e Lirisë, z. Fisnik Qosja me gjobë në vlerën 392 220 lekë;
- Bashkia Gramsh, të Partia e Lirisë, z. Hasim Çekrezi me gjobë në vlerën 107 440 lekë;
- Bashkia Fushë Arrëz, të Partia e Lirisë, z. Hil Curri me gjobë në vlerën 72 000 lekë;
- Bashkia Vlorë, të Partia e Lirisë, z. Hysni Sharra me gjobë në vlerën 452 311 lekë;
- Bashkia Durrës, të Partia e Lirisë, z. Igli Cara me gjobë në vlerën 368 135 lekë;
- Bashkia Dibër, të Partia e Lirisë, z. Ismail Uka me gjobë në vlerën 72 000 lekë;
- Bashkia Kuçovë, të Partia e Lirisë, z. Lefter Maliqi me gjobë në vlerën 170 000 lekë;
- Bashkia Elbasan, të Partia e Lirisë, z. Luçiano Boçi me gjobë në vlerën 72 000 lekë;
- Bashkia Has, të Partia e Lirisë, z. Miftar Dauti me gjobë në vlerën 95 948 lekë;
- Bashkia Lezhë, të Partia e Lirisë, z. Pashk Gjoni me gjobë në vlerën 171 000 lekë;
- Bashkia Mallakastër, të Partia e Lirisë, z. Resmi Shanaj me gjobë në vlerën 72 000 lekë;
- Bashkia Librazhd, të Partia e Lirisë, z. Shefki Cota me gjobë në vlerën 118 000 lekë;
- Bashkia Rrogozhinë, të Partia e Lirisë, z. Shkëlqim Hoxha me gjobë në vlerën 316 000 lekë;
- Bashkia Patos, të Partia e Lirisë, zj. Sofije Alushaj me gjobë në vlerën 80 100 lekë;
- Bashkia Berat, të Partia e Lirisë, z. Zija Ismaili me gjobë në vlerën 105 840 lekë;
- Bashkia Pogradec, të Partia e Lirisë, z. Zini Tollozhina me gjobë në vlerën 188 000 lekë
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




