Përplasje në Këshillin Bashkiak-Veliaj, opozitës: Tiranën nuk e bllokoni dot

Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak, ku këshilltarët e djathtë tentuan të bllokojnë miratimin e kredive të buta, ndihmën ekonomike dhe një sërë vendimesh të rëndësishme, kryetari i Bashkise së Tiranes, Erion Veliaj deklaroi se askush nuk mund ta bllokoje dot Tiranen.
“Nëse krizën e opozitës doni ta sillni në këshill bashkiak, është kriza juaj. Nuk e bllokoni dot qytetin, nuk e bllokoni dot Tiranën. Harrojeni, Tirana do të ecë përpara.
E di që doni të bllokoni edhe kurset te Piramida, doni të bllokoni dhe shtëpitë me qira, doni të bllokoni edhe kreditë e buta, doni të bllokoni edhe shkollat e reja sepse s’keni argument me shkollat e reja që po ndërtohen sot në Astir. Ne do i ndërtojmë përsëri. Çdo gjë që prishni humbisni 1% të votave, kaq ju them unë që merrem kaq vite me këtë punë”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku Veliaj paralajmëroi opozitën se kjo sjellje do i çojë ata sërish në humbje në zgjedhjet e ardhshme.
“E kuptoj se silleni kështu nga halli por jeni më të mirë se kaq. Qytetarët duan që ne të punojmë dhe jo që t’i bini daulles. I keni rënë daulles ka kaq kohë, I lodhët njerëzit, i lodhët. Do takohemi përsëri në maj, do keni humbur përsëri dhe do thoni pse humbëm. Arsyeja pse humbni është se bëni të njëjtën gjë”, deklaroi Veliaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




