Përplasje te “Sterilizimi” – Vokshi i shkëput mikrofonin, Ndreca: Jeni te molotovi apo Kushtetuta?

Politikë | 2 vite më parë

Me tone të ashpra është zhvilluar mbledhja e Komisionit Hetimor të Sterilizimit, mes opozitës dhe mazhorancës, të cilët akuzuan njëri-tjetrin se po “hedhin në erë” hetimin parlamentar dhe rregulloren.

Kryetarja e komisionit Albana Vokshi tha se të gjitha mbledhjet e zhvilluara javën e kaluar janë nul dhe nuk do të njihen, ndërsa akuzoi mazhorancën se po përpiqet që aferat e check-up dhe sterilizmit t’ua ngarkojnë mjekëve.

Nga ana tjetër nënkryetari Plarent Ndreca tha se opozita ndodhej aty për një konferencë shtypi dhe jo për mbledhjen. Pas përplasjeve të forta mes anëtarëve të PS dhe PD, kryetarja Vokshi i ka shkëputur disa herë mikrofonin Ndrecës, duke mos e lënë të flasë.

“Ju nuk do flisni më,” u shpreh Vokshi, ndërsa Ndreca vijoi duke thënë se “opozita duhet të qartësojë nëse do të vijojë të hedh molotov edhe në këtë komision apo do të bazohet te rregullorja dhe Kushtetuta”.

Gjatë debateve opozita ka nisur t’i bjerë tavolinave, duke e detyruar mazhorancën të braktisë mbledhjen.

Debatet në komisionin hetimor për “Sterilizimin”

Vokshi: Të gjitha mbledhjet e organizuar nga mazhoranca ka qenë të njëanshme , ka qenë një tentativë për të uzurpuar drejtimin e komisionit. Faji për aferat kriminale që po hetojmë duan tua kalojën në përgjegjësi mjekëve, nuk ka ndodhur kurrë në asnjë rast dhe nuk ka ndodhur kurrë qe ti dërgohen letra me postë mjekëve në shkelje flagrante nga rregullorja. Janë bërë mbledhje të hënën pa dëshmitarë, nuk ka pasur asnjë konfirmim të asnjë mjeku si bëhen këto mbledhje atëherë? Cila ishte nevoja duke mos pasur dakordësin e opozitës për mbledhjen e këtij komisioni? Është një tentativë për të minuar hetimin parlamentar dhe asnjë mbledhje e javës së shkuar janë nul. Mazhoranca ka vijuar me thirrje e panevojshme dhe të padakordësuar për të minuat këtë komision. Anëtarët e këtij komisioni të mos vijojnë me provokime të mëtejshme. Nuk do lejojmë diktaturën që të rivendosët, harrojeni këtë. Mos u bëni palë me ato persona që janë deri në fyt me aferat kriminale.

Ndreca: Nëse doni ta mbani mbledhje të kryesisë së PD, OK. Me radhë dhe me qetësi, unë kërkova radhën e fjalës. Nëse doni konferenca për shtyp e keni vendin e lirë atje. Këtej flisni për diktaturë dhe më pas bëni diktaturë vetë. Pse bërtisni mo, pse e keni me klithma këtë muhabet? Dhe fjalën do ta marrësh me dhunë. A po ankoheshit për diktaturë? Vijoni bëni konferencë për shtyp?

Zhupa: jeni mësuar të mos zbatoni asnjë rregullore që ju të kaloni ligjet fap e fap për t’i rënë në qafë shqiptarët dhe vjedhur ato. Ne u përballem me gardën teksa do zhvillonim mbledhjen e këtij komisioni dhe ju ishit mbledhur këtu për të bërë kryesinë e PS.

Ndreca: keni ardhur për mbledhje apo për konferencë për shtyp. Nëse nuk doni mbledhje lëvizni prapë. Nuk ju mjaftuan 4 orë mbrëmë?

Vokshi: 4 orë mbrëmë ishin vetëm mesazhi i parë që iu dha hajdutëve.

Zhupa: harrojeni se mund të uzurponi vendin e opozitës, ne do na keni përballë dhe po të dojë këtë nuk sillesh si pseudo-kryetar dhe nuk bëje mbledhje pa dëshmitarë. E keni bërë gardën si milic, nuk lejon deputetë të hyjnë për të bërë punën

Vokshi i shkëput mikrofonin Ndrecës pas përplasjeve të tyre

Ndreca: Dilni në konferencë për ca keni ardhur këtu?

Zhupa: Kam ardhur të hetoj aferat e tua, ku ti je avokat.

Vokshi: Vure Gardën te dera dhe u ule këtu që të nisnit komisionin në mënyrë të njëanshëm, kush e urdhëroi Gardën? Ruaj etikën, Zoti Ndreca do përjashtohesh nga mbledhja.

Zhupa: Nëse ka dikë që nuk duhet të flas për kushtetutën jeni ju që mbroni vjedhjet e aferat, mbroni Olta Xhaçkën dhe ju që fusni në burg deputetët për agjitacion dhe propagandë dhe përjashtoni deputetë pa rregullore dhe ju që mendoni se do përdorni Gardën si mili private, që fuste nga dyert e banjave deputetët e PS dhe nuk lejonte futjen e deputetëve të opozitës. Për ju është dëm më i madh 3 karrige të djegura se 250 milionë euro të vjedhura qytetarëve.

Vokshi: Ju ra skenari, se e kishin përgatitur, dhe po bëni këtu militantin e Rilindjes. Nuk e shpëton dot veten nga të gjitha zullumet qe ke bërë ti dhe të tjerët këtu.

Vokshi-Ndrecës: Ti nuk e merr më fjalën.

Ndreca: Harrojeni se me dhunë më merrni fjalën. Ndajeni mendjen jeni te molotovi apo Kushtetuta.

Opozita nis ti bie tavolinave, Ndreca: Po hidhni molotov zhurmues. Ju nuk doni hetim parlamentar.

Vokshi: Nuk e ke fjalën. Mëso të flasësh me etikë.

Ndreca: Nuk do na bësh ti edukatë morale këtu, je një deputete e thjeshtë.

Vokshi: Jam kryetare.

Ndreca: Je uzurpatore e kryetarllëkut.

Ndreca: Këto nuk kanë ardhur për të bërë mbledhjen dhe propozoj të ndërpresim mbledhjen dhe e bëjnë në një moment të dytë.

Mazhoranca ikën…

Vokshi: Mbledhja do vijojë se është mbledhur me kuorum.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme