Nis “Dialogu Vendor”/ Mazniku i bënë thirrje pushtetit vendor: Aplikoni për projektet e BE-së

Ministri i Pushtetit Vendor Arbian Mazniku prezantuar sot platformën e Qeverisjes Vendore gjatë një takimi ku ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama me krerët e bashkive.
Ministri Mazniku gjatë prezantimit të platformës online, theksoi nevojën për tu njohur me problematikat dhe treguesit zhvillimor në secilën bashki pas reformës territoriale.
Pjesa më e rëndësishme, tha ministri, është pjesa e ‘Dialogut Vendor’ që në mënyrë periodike të kemi tryeza për të lehtësuar për të shkëmbyer eksperienca me institucionet qendrore.
“Kërkuam këtë takim për të diskutuar disa çështje me pushtetin vendor që lidhet me prezantimin e platformës “Dialogu Vendor” që vendosëm bashkërisht në Shkodër. Gjatë muajit secila bashki do të ketë mundësi që të rezervoi apo të marr pjesë në një takim me një prej ministrave të ndryshëm duke pasur mundësi që të lëmë këtë takim online sipas nevojës së atij problemi që shfaqet apo që duhet të trajtohet nga bashkia. Kjo krijon mundësinë që në vend që të bëjmë takime të mëdha të zhvillojmë takim specifik dhe të sistemuar me ata kryetar bashkish që kanë një çështje specifike, p.sh. me shëndetësinë dhe mund të diskutoni me ministrin e Shëndetësisë, apo ato çështje që kjo ministri ka me bashkitë të ketë mundësi që të diskutoi në mënyrë periodike”.
Gjatë prezantimit të tij, Mazniku theksoi se platforma e qeverisë vendore do të jetë një mekanizëm që këto takime që do të diskutojmë bashkërisht do të kemi mundësi që një pjesë e tyre ti bëjmë më specifike, më të targëtuara dhe online. Platforma është funksionale dhe quhet qeverisja vendore.gov.al
“Kjo platformë do të na japi mundësinë që përveç një serie funksionesh standarde dhe praktikat më të mira, që disa bashki për çështje të veçanta kanë gjetur si një zgjidhje më të mirë të shikohet kjo eksperiencë nga bashkitë e tjera”.
Kemi gjithë thirrjen e aplikimeve për projekte , ato që janë thirrje kombëtare dhe ato ndërkombëtare të Bashkimit Europiane, etj, theksoi Mazniku, duke shtuar se, “kemi gjithashtu në platformë kalendarin e trajnimeve që ofron Agjencia Vetëqeverisë Vendore , kuadrin rregullator dhe vendimet TIP të këshillave bashkiak të cilat bashkitë e tjera mund ti adaptojnë dhe ti rregullojnë sipas nevojës që kanë apo konsultimet online.
Ministri i pushtetit Vendor theksoi se kjo nuk do të thotë, që s’do kemi takime me njëri-tjetrin por kur të na duhet kjo mënyrë komunikimi na jep prakticizëm në zgjedhjen e problemeve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




