Nesër protesta e opozitës, pritet të bllokohen disa akse në Tiranë

Opozita do të nisë nesër (7 tetor) protestën e orës 18.00, të lëvizjes pa kthim, për të garantuar plotësimin e kërkesës për krijimin e qeverisë teknike si garant për plotësimin e standarteve të zgjedhjeve të ardhme parlamentare.
Protesta që nis para selisë së Kryeministrisë është konceptuar në formën e marshimit, ku në vend të fjalimeve parashikohen akte të mosbindjes civile sikundër bllokime të akseve kryesore rrugore të Tiranës. Maxhoranca e ka hedhur gjithnjë poshtë kërkesën për qeveri teknike.
Ndërkohë, protesta e opozitës do të angazhojë afro 1500 efektivë të policisë në të gjithë kryeqytetin. Policia e shtetit publikoi planin e masave me perimetër sigurie përreth zonës së kryeministrisë. Ajo njoftoi se do të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve nga ora 18:00 e deri në përfundim të protestës në bullevardin Dëshmorët e Kombit, që nga Ministria e Brendshme e deri të sheshi Nënë Tereza. Gjithashtu bllokim të lëvizjes së automjeteve do të ketë edhe në rrugët pranë kësaj zone ku do të zhvillohet protesta.
Por uniformat blu nuk e kanë të qartë se si do të përshkallëzlojë tubimi dhe për këtë arsye lajmëron edhe të tjera kufiizime të rrugëve, në varësi të zhvillimit, thotë ajo, kufizime të automjeteve mund të ketë edhe në 15 segmenet të tjera të kryeqytetit, në qenbdër dhe në periferitë e tij.
Gazetare: Anisa Kadesha
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




