Basha: Mazhoranca kërkon të cënoj ndarjen e pushteteve

Politikë | 2 vite më parë

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se po ndjek me vëmendje vendimet e institucioneve të drejtësisë për të mos marrë pjesë në komisionin Xhafaj. Në postimin e tij në facebook, Basha shkruan se prej janarit ka denoncuar përpjekjen e mbrapsht të mazhorancës, e cila duke përdor mekanizmat parlamentare, kërkon të cënojë ndarjen e pushteteve.

Ai më tej thotë se ndarja dhe balancimi i pushteteve është jetike për jetën demokratike të vendit dhe detyra e politikës është të qëndrojë larg drejtësisë.

“Po ndjek me vëmendje vendimet e institucioneve të drejtësisë për të mos marrë pjesë në komisionin Xhafaj. Prej janarit kam denoncuar përpjekjen e mbrapsht të mazhorancës për të përdorur mekanizmat parlamentare për të cënuar ndarjen e pushteteve, me pretekstin e integrimit evropian, që nën qeverisjen Rama ka ecur me hapin e breshkës. Ndarja dhe balancimi i pushteteve është jetike për jetën demokratike të vendit, ndaj detyra e politikës është të qëndrojë larg drejtësisë, si parakusht për t’u dhënë shqiptarëve një të ardhme më të mirë dhe një përparim të shpejtë drejtë BE-së.”, shkruan Basha. 
/rtsh.al/

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme