Emisioni ‘3D’ në RTSH, Baçi: Salianji u dënua për fjalën e lirë

Deputeti i PD-së Luan Baçi, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH deklaroi se Ervin Salianji u dënua për fjalën e lirë. Sipas tij, kjo është një përpjekje e Ramës për të zhdukur opozitën dhe fjalën e lirë.
“Do vazhdojmë aksionin si opozitë. Kur ka marrëveshje dhe konsensus ne jemi pro. Kemi energji me shumicë si opozitë. Ka ditë që edhe në protestat që bëhen poshtë Berishës, çdo herë ka pika të programit që shpalosen. Zgjedhësit dhe mbështetësit nuk janë vetëm ata që rrinë aty poshtë, por që janë në të gjithë Shqipërinë. Paralelisht me aksionin opozitar do të shpaloset edhe programi i PD. Janë lëvizje të detyrueshme protestat. Na e imponon mazhoranca. Godet opozitën. Nuk është vetëm çështja Salianji. Ai nuk ka vjedhur, nuk ka bërë kallëzim të rremë. Ka bërë denoncim publik. Dënimi i tij është për fjalën e lirë. Mund të isha dhe unë në vend të Salianjit.”, tha Baçi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




