Dhuna e PD-së në Kuvend, Braçe: Spiropalit ju rrezikua jeta, duhet të marrin dënimin e merituar

Lidhur me aktet e dhunës nga PD-ja në seancën parlamentare të së hënës, ka reaguar edhe deputeti i PS, Erion Braçe. Ai ka kërkuar të merren masa, pasi përveç akteve të dhunës, deputetët e PD-së kanë hedhur edhe sende të forta drejt kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.
Braçe ka kërkuar të merren masa pasi, sipas tij, kryeparlamentares i është rrezikuar jeta.
“Goditja e kryetares në atë farë mënyre i ka rrezikuar jetën. Është marrë jeta në mes të bulevardit, ashtu siç është marrë jeta e njerëzve që mendojnë ndryshe. Ata nuk llogariten fare. Të qëllosh me sende të atij lloji rrezikon jetën e njerëzve. Vënia në rrezik i jetës së njerëzve brenda sallës së Kuvendit është mesazhi më i poshtër. Dhuna është e papranueshme dhe duhet të marrë dënimin e merituar. Çfarë kuptimi ka të ndëshkohen ata jashtë salle dhe dhuna të mbizotërojë në këtë sallë?”, tha Braçe.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




