Vengu pret të dërguarin britanik për rajonin: Investime në infrastrukturën mbështetëse për NATO

Politikë | 2 vite më parë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti në një takim të veçantë të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor Lord Stuart Peach, i cili erdhi në Shqipëri, në kuadër të Stërvitjes së Përbashkët “Austere Wolf – 24”.

Vengu dhe Lord Stuart Peach vlerësuan maksimalisht ndërveprimin mes trupave shqiptarë dhe britanikë në stërvitjen “Corridor VIII Response”.

Gjatë bisedës me zyrtarin e lartë britanik, Vengu diskutoi rreth situatës së sigurisë në rajon përfshirë edhe Veriun e Kosovës, teksa tha se Shqipëria jo vetëm mirëpret vendimin e Aleancës për shtimin e trupave atje, por edhe ka rritur praninë e ushtarakëve shqiptarë në misionin e KFOR.

“Si vend anëtar i NATO, pozicioni i privilegjuar gjeografik i vendit tonë na angazhon për të investuar më tej në infrastrukturën mbështetëse për Aleancën. Në Korridorin VIII po punohet intesivisht në disa lote, për të vijuar më tej me projektin madhor të portit në Porto Romano, një pjesë e të cilit do të jetë i dedikuar për përdorim ushtarak”, tha ministri.

Po ashtu, Vengu e njohu Lord Peach me hapat që Shqipëria ka ndërmarrë për rijetëzimin e Industrisë Ushtarake, duke ftuar për investim dhe bashkëpunim çdo agjenci apo kompani britanike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme