Ministrja Pirdeni: Komiteti i Përbashkët Konsultativ BE-Shqipëri, rol kyç në përfshirjen e shoqërisë civile në proceset integruese

Politikë | 2 vite më parë

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi të enjten se, ngritja e Komitetit të Përbashkët Konsultativ BE-Shqipëri, do të luajë një rol kyç në përfshirjen e shoqërisë civile në proceset integruese.

Ministrja Pirdeni ishte pjesë e delegacionit shqiptar sot në Bruksel, kryesuar nga Kryeministri Edi Rama ku u bisedua mbi ngritjen e Komitetit të Përbashkët Konsultativ BE-Shqipëri,

Pirdeni theksoi në një postim në rrjetet sociale se, ngritja e këtij Komiteti, teksa do të luajë një rol kyç në përfshirjen e shoqërisë civile në proceset integruese, konfirmon sërish se në rrugëtimin e negociatave, të gjithë aktorët shoqërorë kanë rol thelbësor për të përshpejtuar ritmet drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Evropian.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme