Takim me von der Leyen, Rama: Shqipëria në 2030 në Bashkimin Evropian

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet të enjten në Bruksel i ftuar nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në kuadër të një dreke pune me liderët e Ballkanit Perëndimor, ndau në rrjetet sociale një foto me Presidenten e KE, duke e përkufizuar si “një fillim i ri drejt Evropës 2030”.
“Fillim i ri drejt Evropës 2030 me Shqipërinë. 2030 në Bashkimin Evropian”, shkruan Rama në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me një foto nga ky takim.
Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i miratuar nga BE-ja në maj të këtij viti, ishte edhe çështja kryesore e diskutimeve në këtë tryezë.
Kryeministri Rama mori pjesë edhe në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian, Oliver Röpke, ku njoftoi ngritjen e Komitetit të Përbashkët Konsultativ për fuqizimin e bashkëpunimit me BE-në.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




