Von der Leyen takim të enjten me liderët e Ballkanit Perëndimor, Rama udhëton drejt Brukselit

Politikë | 2 vite më parë

Kryeministri Edi Rama udhëton sot (18 shtator) drejt Brukselit. Te enjten Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, do të mbledhë në Bruksel liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, takim ku do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Në takim, Von Der Leyen pritet që t’iu paraqesë një udhërrëfyes konkret për pesë vitet e ardhshme me afate kohore, në kushtet kur do të nisë nga puna Komisioni i ri Evropian.

Kryeministri Rama pritet që të shtrojë çështjen e rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së duke kërkuar që të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare në tetor.

gazetare: Denada Shkodrani

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme