Vula e PD, Gjykata e Lartë nuk pranon pezullimin e vendimeve që njohin Berishën

Grupimi i Lulëzim Bashës nuk arriti të marrë pezullimin e vendimit të gjykatës së apelit që i dha Sali Berishës vulën e Partisë Demokratike.
Në gjykatën e Lartë u shqyrtua kërkesa e Enkelejd Alibeaj për të pezulluar vendimin që njeh Sali Berishën si kryetar, deri në momentin që kjo gjykatë do të marrë një vendim mbi rekursin e bërë.
Vendimi u mor në Dhomë Këshillimi ndërkohë hapi i radhës i grupimit anti-Berishë mbetet pritja e seancës në Gjykatën e Lartë që do të shqyrtojë rekursin e bërë nga Lulëzim Basha i cili kërkon zhbërjen e vendimit të dy shkallëve të gjyqësorit.
Gazetar: Kreshnik Mersinllari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




