Neza: Koordinatorët e Ramës janë klientë të SPAK-ut, Veliaj me fuqi të kufizuara

Politikë | 2 vite më parë

Në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, është analizuar Asambleja e PS-së dhe zhvillimet elektorale mes dy forcave kryesore politike në vend, PS dhe PD. Aanalisti Sami Neza, e komentoi Asamblenë e PS-së, si një fotokopje e asambleve të tjera, të cilat Rama i organizon në prag të fushatave elektorale.

“Prisja një dialog të Ramës dhe të ministrave me shqiptarët. Prisja një bilanc. Në tekstin e Ramës pashë se si kreu i PS-së organizon ekipin për fushatën elektorale që nuk është nuk përbën interes për shqiptarët. Ata duan çfarë bën Rama  për Shqipërinë dhe jo çfarë bën për zgjedhjet. Prisja që koordinatorët të pasqyronin rinovimin e PS. Por në përgjithësi koordinatorët e tij janë të konsumuar, si dhe kontigjent i SPAK. Një pjesë e tyre janë klientë të SPAK. Me dy apo 3 akuza mbi supe. E vetmja lëvizje që ishte interesante, ka qenë markimi i Veliajt në Tiranë me 2 koordinatore të tjera. Ishte gjest politik. Përmes këtij vendimi Rama relativizoi fuqinë e Veliajt në Tiranë, por duke e mbajtur edhe në këmbë. Veliaj ka shumë gjëra në dorë në Tiranë.”, tha Neza.

/rtsh.al/

  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme