PD, Sula: Ka rënë numri i nxënësve në shkolla

Politikë | 2 vite më parë

Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula, ka ngritur shqetësime për rënien e numrit të nxënësve në shkolla.

Në një deklaratë për media të hënën Sula tha se, “viti i ri shkollor 2024-2025, e gjen shoqërinë, familjen dhe komunitetet tona shkollore në krizë të thellë”.

Sipas saj, ky viti i ri shkollor vjen në situatë tronditëse sa i përket rënies së numrit të nxënësve në shkolla, pasi në të gjitha qarqet dhe bashkitë e vendit raportohet rënie e mëtejshme e numrit të nxënësve të regjistruar në shkollë.

“Këtë vit do të kemi më pak fëmijë në kopshte; më pak nxënës në arsimin bazë; më pak nxënës në arsimin e mesëm, më pak nxënës në arsimin profesional” u shpreh Sula.

“Më shumë se 20% e fëmijëve të moshës shkollore nuk janë as në shkollë dhe as në punë. Statistikat tregojnë se 47 % e fëmijëve të moshës shkollore jetojnë në varfëri ushqimore, duke e renditur vendin tonë të fundit në Evropë”, theksoi Sula.

Ajo vuri në dukje se, e ashtuquajtur rritje e pagës është e papërfillshme kundrejt kostos së jetesës dhe rritjes së përditshme të çmimeve.

“Partia Demokratike, e bindur se edukimi dhe arsimimi i fëmijëve tanë është e vetmja rrugë për mirëqenien, prosperitetin dhe zhvillimin e familjeve dhe vendit tonë, fton të gjithë mësuesit dhe prindërit t`i bashkohen angazhimit të PD-së për ndalimin e rrënimit të arsimit dhe vënien e tij në shërbim të zhvillimi të vendit”, deklaroi Sula.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme