Viti i ri shkollor, Elisa Spiropali: Trajtim të barabartë për fëmijët në vështirësi shëndetësore

Me nisjen e vitit të ri shkollor, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka deklaruar se do të ketë trajtim të barabartë për fëmijët në vështirësi shëndetësore.
“Për fëmijët e qendrës burimore që kanë vështirësi shëndetësore ne të bëjmë të mundur që ata të marrin trajtim të barabartë dhe me dinjitetit për shkollimin dhe jetën e tyre”, tha Spiropali nga Qendra Burimore për Fëmijët me aftësi ndryshe.
E pyetur nga gazetarët si ndihej që mori drejtimin politik të Tiranës, Spiropali tha se është njësoj, përveç faktit që i rritet përgjegjësia.
“Shqipëria është njësoj nga Tirana në Tropojë dhe nga Tropojë në Konispol, për ne qe merremi me politik nuk ka ndonjë ndryshim, përveçse shtohet ndonjë e përgjegjësisë”, tha kryeparlamentarja Spiropali.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




