U zgjodh drejtuese politike e Qarkut të Tiranës, Spiropali: Objektivi është fitorja në zgjedhje

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, nëpërmjet një postim në rrjetet e saj sociale deklaroi se ndjehet e nderuar për marrjen e detyrës së drejtimit politik në Qarkun e Tiranës.
Sipas saj, edhe këtë herë, objektivi do të jetë fitorja në zgjedhjet politike të 2025.
“Asambleja e Partisë Socialiste, platformë e vizionit të një Shqipërie moderne, progresiste e evropiane. E nderuar të marr detyrën e drejtimit politik në qarkun e Tiranës së bashku me Erion Veliajn dhe Ogerta Manastirliun. Edhe këtë herë, ashtu si ngaherë: për fitore! Qarku i Shkodrës do të ketë gjithnjë një vend të veçantë tek unë. Urime dhe suksese të gjithë të zgjedhurve në Kryesi dhe Sekretariat”, shkruan Spiropali.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




