Presidenti izraelit vizitë 24 orëshe në Shqipëri dhe Serbi më 11 shtator

Politikë | 2 vite më parë

Presidenti izraelit Isaac Herzog do të zhvillojë një vizitë zyrtare 24 orëshe në Shqipëri dhe Serbi më 11 shtator.

Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar izraelit për “The Times of Israel”, ku vizita do të jetë e shkurtër, ndërsa presidenti Herzog do të zhvillojë takime me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin  Edi Rama dhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Kjo vizitë vjen pas vizitës së drejtorit të CIA-s Bill Burns në Serbi dhe Shqipëri, ku në fokus të diskutimeve ishte edhe situata në Izrael.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme