Nuk foli për Berishën, Baçi: Qëndrimi i Bardhit ishte personal, jo i grupit

Politikë | 2 vite më parë

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka deklaruar në emisionin “3D nga Alban Dudushi” që Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kishte rënë dakord që në fjalën e mbajtur në nisjen e Kuvendit, kryetari i grupit, Gazment Bardhi, duhet të fliste për lirimin e liderit të opozitës Sali Berisha.

Baçi tha se është një qëndrim personal ose është një neglizhencë e tij për mos kapjen e momentit.

Sipas deputetit Baçi, Grupi parlamentar kishte rënë dakord që një nga kërkesat tona duhet të jetë lirimi kryetar të PD-së, z. Berisha sepse pa pranin e tij në aksionin tonë opozitar nuk mund të garantojmë fitore.

“Iishte ngritur një nga kërkesat tona kryesore që është lirimi i liderit të opozitës z. Sali Berisha. Se prej muajsh duke e pasur liderin tonë të burgosur politik  nuk mund të fliste askush prej nesh në parlament. Për arsye se seanca e parë është një seancë  formale ku flet kryetarja e Parlamentit dhe përshëndesin kryetarët e Grupeve Parlamentare”.

Kryetari i Grupit Parlamentar, u shpreh ai, nuk flet në emrin e personal por në emrin e grupit dhe grupi ka mendim shumë më ndryshe nga një formë përshëndetëse.

“Është problem shqetësues arrestimi politik i liderit tonë të opozitës dhe mbajtja e izoluar Liderit tonë Berisha dhe duhet të jetë një nga kushtet tona në aksionin tonë opozitar.  Për mendimin tim pa Berishën si kryetar i opozitës në fushatë  nuk mund të garantojmë fitoren.  

Ndaj u nda mendimi në grup që gjatë fjalës së tij kryetari i grupit  z. Bardhi duhet të kishte prekur dhe çështjen e z. Berisha. Është një mendim personal i z. Bardhi

“Jo po them por është mese e vërtetë që është qëndrim personal i z. Bardhi ose një neglizhencë e tij për mos kapjen e momentit. Grupi parlamentar është më shumicë dërrmuese i mendimit që në agjendë kryesore të grupit duhet të jetë lirimi i Berishës.”

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme