Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Rama: Treguam që jemi europianë!

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka mbrojtur marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për çështjen e emigrantëve.
Duke folur në Forumin e sigurisë GLOBSEC 2024 në Pragë, Rama tha se ky ishte një rast kur nuk i thuhej “jo” Italisë ndërsa theksoi se kjo marrëveshje sipas tij tregon se të gjithë jemi europianë.
“Nuk i themi dot jo Italisë, nuk i thua dot jo as Melonit, por si themi sot jo Italisë për shkak të historisë dhe faktit se sa shumë ka qenë e pranishme për ne Italia kur kemi qenë në situata shumë të këqija” tha zoti Rama . “Jemi të gjithë europianë dhe duhet të sillemi si europianë edhe pse po na vonojnë lejen për të qenë pjesë e kësaj familje të përbashkët europiane” shtoi ai .
Në vlerësimin e kryeministrit shqiptar “Ngritja e kësaj çështjeje në fushata zgjedhore dhe ndarja e shoqërisë për diçka që është racionale, e ka çuar problemin e emigracionit në problemin e luftës kulturore dhe ky është dëmi më i madh që i është bërë vlerave dhe parimeve evropiane”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




