LZHK me surpriza në shtator, Dashamir Shehi paralajmëron krijimin e një Grupi Parlamentar të ri

Nga qyteti i Elbasanit, Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka paralajmëruar krijimin e një grupi të ri parlamentar me nisjen e sesionit të vjeshtës.
Duke folur për aktualitetin politik në vend, Shehi u fokusua tek përgatitja për sesionin e ri parlamentar duke synuar ngritjen e një grupi parlamentar me të paktën 7 deputetë si edhe përgatitjet për zgjedhjet e 2025.
Kreu i LZHK-së u fokusua tek turizmi dhe bujqësia në funksion të zhvillimit të vendit.
Këto deklarata Shehi i bëri nga qyteti i Elbasanit gjatë takimit me rastin e 96- vjetorit të shpalljes së Mbretërisë Shqiptare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




