Rama rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën: Nuk kemi asnjë interes ta shikojmë Rusinë si aleate

Politikë | 2 vite më parë

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka rikonfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën. Ai theksoi se solidariteti ndaj këtij shteti është e natyrshme. Më tej kryeministri shqiptar theksoi se nuk ka asnjë interes ta shohësh Rusinë si vend aleat. Ai solli në vëmendje faktin që Shqipëria është i vetmi vend në  Europë që prej 1990-ës nuk ka pasur këmbim vizitash me Rusinë.

“Nuk ka asnjë interes, nuk ka asnjë nevojë ta shohësh Rusinë si aleat për aq kohë sa Rusi, ëndrra për një variant të caktuar të imperializmit nuk do të zhduket. Jemi i vetmi vend në Europë që prej 1990 nuk ka pasur asnjë vizitë, as nga autoritetet e larta në Moskë, apo autoritetet e larta të Moskës tek ne. Solidariteti ndaj Ukrainës është gjëja më e natyrshme”, tha Rama.

Samiti i Pragës do zgjasë 3 ditë, dhe aty liderët e europës do të diskutojnë për cështjet e sigurisë por dhe për zgjerimin.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme