Berisha: Shqiptarët paguan 1 mln euro për portin e ri të Durrësit, Rama dhe Alabar e grabitën

Politikë | 2 vite më parë

Në protestën e përditshme poshtë shtëpisë së ish-kryeministrit Berisha, ky i fundit theksoi se kryeministri Rama dhe Alabar grabitën portin e Durrësit, ku shqiptarët sipas tij, paguan 1 milionë euro.

Berisha tha se porti i Durrësit, një pasuri e madhe historike për shqiptarët dhe një burim i rëndësishëm të ardhurash dhe punësimi, është shndërruar në një projekt të ndotur dhe të korruptuar, që e quajti “Dubai i Edi Ramës dhe Alabarit.”

Ai akuzoi qeverinë për grabitje dhe plaçkitje të këtij porti, ndërsa theksoi se shëndetësia dhe arsimi janë shkatërruar.

“Shqiptarët paguajnë nga djersa dhe gjaku i tyre 1 mln euro për ndërtimin e portit të ri, sepse Edi Rama, Alabar, u grabit porti mijëravjeçar. Kjo grabitje, kjo plaçkitje e tmerrshme jo vetëm rrënoi pagat dhe mirëqeniet, por shkatërroi përfundimisht shëndetësinë shqiptare.

Sot, vëllezërit, motrat, nënat, baballarët tanë, fëmijët tanë, nipërit, mbesat nuk mjekohen dot në spitalet e vendit, sepse mungojnë ilaçet bazë, sepse analizat iu bëhen me reagen të skaduar. Nuk operohen dot, sepse sendet e operacioneve nuk i blejnë dot nga firma e Ramës dhe e Beqës.

Në vitet 2005-2013, arsimi në Shqipëri arriti ngjitjen vertikale në testin e PISA. Ngjitje nga më të fortat në kohën e vet, dhe u desh që të vijnë 8 vitet e tyre pa efektin e viteve të mëparshme që ajo ngjitje vertikale të shndërrohej në rënie vertikale katastrofale, në rënien më të madhe në botë, në rënien me 62 pikë të nxënësve tanë në matematikë, në rënie në fundin e botës për mendimin krijues”, u shpreh Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme