Mbështetje e palëkundur ndaj luftës së Ukrainës, kryetarja e Kuvendit Spiropali pret ambasadorin ukrainas, Shkurov

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti të hënën në një takim në Kryesinë e Kuvendit, ambasadorin e Ukrainës, Volodymyr Shkurov. Spiropali konfirmoi se se Shqipëria e ka mbështetur dhe do të vijojë të mbështesë në mënyrë të palëkundur luftën e drejtë të Ukrainës, së bashku me SHBA-të, BE-në, NATO-n dhe të gjithë botën demokratike.
“Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës, nënshkruar nga Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Volodymyr Zelensky, në 28 shkurt ka intensifikuar bashkëpunimin mes vendeve tona”, shtoi ajo.
Spiropali garantoi se “mbështetja jonë e fuqishme për Ukrainën do të vijojë sepse kjo është e lidhur jo vetëm më fitoren e miqve tanë ukrainas, por edhe me rikthimin e sigurisë, paqes dhe rendit ndërkombëtar, të cilët janë cenuar rëndë nga agresioni i Rusisë”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




