Veliaj takon ambasadorin që hapi Ambasadën e SHBA në Tiranë: Christopher Hill, nisi epokën e ndryshimit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është takuar këtë fundjavë me ambasadorin Christopher Hill, diplomatin amerikan që hapi ambasaden e SHBA në Tiranë, në pranverë të vitit 1991, dhe dha një kontribut të rendësishëm në rivendosjen dhe konsolidimin e miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona.
Veliaj ka ndarë një foto nga takimi me Hill dhe kujton se që nga koha kur ai erdhi si i dërguari i parë amerikan në Shqipëri, Tirana ka ndryshuar dhe është zhvilluar shumë.
“Kur Christopher Hill hapi Ambasadën e SHBA në Tiranë në vitin 1991, Tirana ishte kryeqyteti më i varfër dhe i izoluar i Europës.
Që atëherë, Tirana ka ndryshuar dhe është modernizuar, duke u shpallur Kryeqyteti Europian i Rinisë, Qyteti Europian i Sportit dhe në vitin 2025 do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës!
Por, ajo çfarë nuk ka ndryshuar është mirënjohja e pafundme për miqtë e Shqipërisë, si Chris Hill dhe të tjerë, të cilët udhëhoqën erën e ndryshimeve pas komunizmit. U gëzova shumë që e takova këtë fundjavë dhe i urova punë të mbarë si Ambasador i SHBA në Serbi”, shkruan Veliaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




