Ministri Hoxha pret Ambasadorin gjerman në Tiranë: Konsolidim të marrëdhënieve, intensifikojmë operacionet policore

Politikë | 2 vite më parë

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot në një takim Ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner me të cilin bisedoi lidhur me bashkëpunimin dypalësh në fushën e sigurisë, e veçanërisht për intensifikimin e operacioneve të përbashkëta mes policive të të dy vendeve.

Ministri Hoxha theksoi se ambasadori gjerman ofroi mbështetje të plotë në bashkëpunimin policor midis dy vendeve.

Në lidhje me operacionet e përbashkëta mes dy organizatave policore, ministri e garantoi për vijimësinë dhe thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët  si dhe për intensifikimin e veprimeve të përbashkëta hetimore dhe operacionale mes dy policive, në luftë kundër krimit të organizuar.

Ata biseduan gjithashtu edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes dy vendeve, për të cilat Ministri i Brendshëm u shpreh i kënaqur nga mbështetja dhe gatishmëria për konsolidim të marrëdhënieve dypalëshe.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme