Fitoi zgjedhjet për bashkinë, Vangjel Tavo ka një mesazh për Himarën

Kryetari i ri i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo ka falënderuar përzemërsisht të gjithë mbështetësit dhe dashamirësit e tij që e kanë uruar pas shpalljes fitues në zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit.
Në një reagim në rrjetet sociale Tavo shprehet se ka marrë me mijëra mesazhe dhe telefonata për ta uruar për fitoren në Himarë.
“Në pamundësi fizike për t’ju falënderuar individualisht po jua shpreh mirënjohjen time publikisht: Faleminderit të gjithëve nga zemra! Faleminderit gjithsecili prej jush. E ju uroj shëndet e mbarësi në jetën dhe familjet tuaja. Dhe kurrë mos e harroni se dashamirësia dhe respekti juaj ndaj meje janë reciproke”, shkroi Tavo mes të tjerash në mesazhin e tij.
Mesazhi i plotë:
𝗡𝗝𝗘̈ 𝗙𝗔𝗟𝗘𝗡𝗗𝗘𝗥𝗜𝗠 𝗡𝗚𝗔 𝗭𝗘𝗠𝗥𝗔
Të nderuar miq, dashamirës e mbështetës kudo që jeni,
Kam marrë prej jush me mijëra e mijëra mesazhe urimi përmes telefonit celular dhe rrjeteve sociale, e ju jam tejet mirënjohës për çdo urim, fjalë e inkurajim, e mbi të gjitha për sinqeritetin dhe dashamirësinë e thellë njerëzore që keni përçuar përmes tyre, që më kanë ngazëllyer e gëzuar pa masë e më kanë bërë të ndihem një njeri i privilegjuar me kaq shumë e shumë miq në katër anët e vendit, në shtetet fqinje, si edhe në kontinentet e largëta.
Sepse, a nuk është kjo pasuria më e madhe që mund të ketë njeriu?! A nuk është pikërisht kjo trashëgimia më e vyer që mund të lihet në këtë jetë?! Dhe, a ka bekim më të madh se sa të kesh kaq shumë bashkudhëtarë të përzemërt në rrugëtimin njerëzor?!
Në pamundësi fizike për t’ju falënderuar individualisht po jua shpreh mirënjohjen time publikisht: Faleminderit të gjithëve nga zemra!
Faleminderit gjithsecili prej jush. E ju uroj shëndet e mbarësi në jetën dhe familjet tuaja. Dhe kurrë mos e harroni se dashamirësia dhe respekti juaj ndaj meje janë reciproke.
Ju e vlerësoni dhe e konsideroni Vangjel Tavon mik, ndërsa unë ju siguroj se e konsideroj gjithsecilin prej jush mik të vërtetë dhe shtysë e forcë për të shërbyer më shumë, për të drejtuar më mirë, e për t’i shpenzuar të gjitha energjitë e mia në përmirësimin e jetës së banorëve të thjeshtë dhe zhvillimin dhe transformimin e komunitetit.
Përgjithmonë mirënjohës!
Përulësisht,
Vangjel Tavo
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




