Rama uron Tavon pas fitores: Spektakolare, kthejmë Himarën në destinacionin më të kërkuar në Mesdhe

Politikë | 2 vite më parë

Pak pas fitores së zgjedhjeve në Himarë nga kandidati socialist Vangjel Tavo në krye të Bashkisë së këtij qyteti, ka ardhur dhe reagimi nga Kryeministri Edi Rama. Ky i fundit  ka uruar Tavon, duke e konsideruar fitoren e tij për Bashkinë e Himarës, si spektakolare.

Kryeministri shprehu ndërkaq, edhe kënaqësinë për mbëhstetjen  që himariotët i dhanë Partisë Socialiste ndërsa përsëriti edhe njëherë vendosmërinë për ta kthyer Himarën në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut.

“MIRËMËNGJES dhe me urimin për kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren spektakolare, kënaqësinë e mbështetjes domethënëse për Partinë Socialiste në zgjedhjet e djeshme, si edhe vendosmërinë për ta kthyer #Himarën2030🇦🇱 në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut, ku në radhë të parë të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes, ju uroj të gjithëve një javë sa më të qetë”, tha Rama.

Në garën për Bashkinë e Himarës, Tavo arriti të siguronte 1.500 vota më shumë se kundërshtari Petraq Gjikuria.

Numërimi i votave përfundoi herët në mëngjes në të 36 qendrat e votimit, të cilat dolën me rezultatin 5.022 vota (58.62%) për Tavon kundrejt 3.545 (41.38%) votave që shkuan për kandidatin opozitar Petraq Gjikuria.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme