Bido: Pjesëmarrja në Himarë tregon votë proteste. Opozita me banderolë në gjuhen greke

Politikë | 2 vite më parë

Studiuesi Ardit Bido në studion e RTSH 24 komentoi zgjedhjet që u mbajtën në Himarë.

Bido akuzoi eksponentë të opozitës se luajtën me tezën e rrezikshme të nacionalizmit grek, duke përkrahur tezën e Vorio Epirit. Për këtë iu referua daljes në një tubim përmbyllës me banderolë në gjuhën greke në qendër të Himarës.

“Që kur doli pjesëmarrja në zgjedhje, thash që këtu ka protestë sepse është një rritje prej 11% e votës. Tani që dolën kutitë e para mund të mendoj një prognozën tim që do të thotë që për herë të parë në histori fakti që Lukova kalon dhe nuk votojnë më djathtas por kthen votën majtas tregon që këtu ka një protestë ndaj vorio-epiriotizmit . Duhet parë dhe një tjetër kuti por nëse është ky trendi tregon votë kundër vorio-epiriotizmit. Unë e shoh të pamundur që Vangjel Tavo të votojnë në Himarën-Fshat sepse atje është bastioni i “vorio-epiriotizmit” që nuk do të ndryshoi por kjo ka sjell dukshëm këtë protestë. Retorika e Fredi Belerit gjithë këto kohë dhe Petraq Gjikorisë dhe paturpësia e opozitës që doli me banderolë vetëm në gjuhën greke në Himarë duke i thënë shqiptarëve që ju nuk ekzistoni ka sjell këtë revoltë të madhe të banorëve kundër vorio-epirit por gjithashtu ka dhe mesazhe që duhet të lexohej me kujdes”.

Por sipas studiuesit Bido, vota nuk duhet të lexohet si votë Shqipëri-Greqi. Komuniteti grek në bashki është nën 15%, tha ai.

“Opozita u përdorë, Turp për ata që pranuan të dilnin me banderolë në gjuhen greke në Himarë. Zgjedhjet kush fiton në Himarë, ndikon në një kuptim: Nëse ai që fiton do të vijë me idenë të bëjë provokime?! Nëse kandidati fitues do të bëjë provokime gjatë mandatit të tij, tensioni nuk i shërben askujt, ndërkohë që ajo bashki është 85 % shqiptar. Shqiptarët duhet ti tërheqin veshin jo banorëve, por atyre që e përdorin Himarën dhe e kanalizojnë votën e shqiptarëve tek nacionalizmi politik. Është rasti që Flamur Noka, Tedi Blushi, Afrovita Dhimojani, Luçiano Boçi e Ivi Kaso të dalin e të deklarohen që janë pjesëtarë të minoritetit etnik grek ose të deklarojnë se kjo është betejë e minoritetit grek. Duke pranuar që nuk ekzistojnë pavarësisht se 85% është kombësi shqiptare.”

 /rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme