Mbërrijnë në KZAZ kutitë e votimit për kryetarin e ri të Himarës

Politikë | 2 vite më parë

Pas përfundimit të orarit për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë Himarë dhe me mbylljen e të gjithë qendrave të votimit, kutitë e votimit kanë mbërritur në KZAZ.

Së bashku me kutitë dhe materialet zgjedhore u dorëzuan edhe pajisjet e identifikimit elektronik (PEI) dhe kamerat monitoruese, që u përdorën në 36 qendrat e votimit.

“Kutitë e votimit, materialeve zgjedhore, pajisjet PEI, kamerat monitoruese të QV për 36 QV u morën në dorëzim nga KZAZ sipas procedurave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe aktet e KQZ-së në fuqi. KZAZ nuk konstatoi asnjë kuti të parregullt dhe përmbylli procesin e dorëzimit të materialeve zgjedhore nga KQV,” raportoi KQZ në orë 22:38.

“Procesi i numërimit pritet të nisë rreth orës 00:00,” raportoi për RTSH-në gazetarja Rugova Dunisha.

23 mijë qytetarë ishin në listat zgjedhore, por më shumë se 6 mijë nuk e ushtruan të drejtën për të votuar, pasi mjetet e tyre të identifikimit kishin skaduar.

Procesi i votimit gjatë ditës vijoi qetë, ndërkohë që zgjedhësit janë identifikuar elektronikisht. Nga të dhënat e raportuara, pjesëmarrja në zgjedhje rezulton 37.61%.

Për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë së Himarës gara zhvillohej mes kandidatit Vangjel Tavo nga PS dhe Petro Gjikuria nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

 /rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme