Tavo: 4 gushti nuk është thjesht zgjedhje, por zgjidhje për të gjitha shqetësimet

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo u shpreh të enjten se 4 gushti është një mundësi për bashkim. Në një mesazh për banorët e Himarës, ndarë edhe një platformat sociale, Tavo theksoi se, “ne do punojmë së bashku në shërbim të Himarës”.
Tavo shprehet se, 4 gushti nuk është thjesht zgjedhje, por zgjidhje për të gjitha shqetësimet dhe nevojat tuaja. Unë ju premtoj se pas 4 gushtit Himara do ketë avokatin e vet në të gjitha institucionet shtetërore, e më tej.
“Si kryetar i Bashkisë, unë ju zotohem se Bashkia e Himarës do jetë Bashkia juaj. Dhe dera e zyrës sime do të jetë gjithmonë e hapur për të gjithë ju”, theksoi Tavo.
Ai tha se, një e ardhme më e mirë, më e paqtë, më e bashkuar dhe më e begatë, na pret përpara për Himarën.
“Ju jam mirënjohës për mbështetjen tuaj. E ndihem thellësisht i nderuar që do ju shërbej si Kryetar i Bashkisë së Himarës”, u shpreh Tavo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




