Spiropali: Kuvendi, mbështetje maksimale për ministrat e rinj

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ishte e pranishme në ceremoninë e betimit në Presidencë të anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave.
Nëpërmjet një postimi në platformën Facebook, Spiropali shpreh urimet të përzemërta dhe suksese ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu, Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, Ministrit të Financave, Petrit Malaj dhe Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.
“Do të kenë mbështetjen maksimale të Kuvendit dhe timen si Kryetare, në plotësimin me sukses të detyrave të tyre të rëndësishme” shkruan Spiropali.
“Punë të mira na presin, në shërbim të Shqipërisë europiane dhe mirëqenies së qytetarëve”, nënvizoi ajo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




