Begaj pret kryediplomatin boshnjak: Intensifikim të bashkëpunimit mes dy vendeve

Politikë | 2 vite më parë

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka pritur sot në një takim ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviç.

Begaj dhe Konakoviç kanë diskutuar mes tyre bashkëpunimin e dy vendeve si dhe forcimin e raporteve në rrafshin politik, ekonomik dhe në tregti e turizëm.

“Në fokus të bisedës ishin marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi në kuadër të nismave rajonale dhe proceset integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Presidenti Begaj rikonfirmoi qëndrimin se, Shqipëria është e gatshme të intensifikojë bashkëpunimin politik dhe diplomatik me Bosnjën dhe Hercegovinën si dhe të shfrytëzojë potencialet për forcimin e marrëdhënieve ekonomike, veçanërisht në tregti e turizëm”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Më tej, Begaj përgëzoi  për rihapjen e ambasadave respektive si edhe  përparmin e  Bosnjes dhe Hercegovinës  drejt integrimit evropian me  vendimin   e marsit të shkuar nga ana e Këshillit të Bashkimit Evropian  për çeljen e negociatave me Bosnie  dhe Hercegovinën.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme