Ndryshimet në kabinetin ‘Rama’, Basha: Tumori i Shqipërisë është koka e qeverisë

Politikë | 2 vite më parë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha ka reagoi të dielën në lidhje me Kongresin e Partisë Socialiste ku kryeministri, Edi Rama, propozoi disa ndryshime në qeveri.

Basha, përmes një postimi në rrjetet e sociale, deklaroi se pas mbylljes së pazarit me Berishën për mbylljen e listave, Rama do e mbushë qeverinë dhe parlamentin me anonimë, “që nuk e kërcënojnë pushtetin e tij dhe do e mbrojnë atë nga drejtësia.”

“Tumori i Shqipërisë është koka e qeverisë. Të tjerat janë metastaza, që sado t’i shkulësh nuk e shëron të keqen që ka mbërthyer vendin”, shkruan Basha.

Sipas tij, e gjitha është në shërbim të kryeministrit, karriges së tij të pushtetit në kurriz të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme