Nga ministër i Mbrojtjes, në krye të grupit parlamentar të PS, Peleshi: Mu besua një detyrë e vështirë

Politikë | 2 vite më parë

Një sfidë e ka konsideruar Niko Peleshi detyrën e re të kreut të grupit parlamentar të PS-së, që iu propozua nga kryesocialisti Edi Rama në Kongresin që u mbajt këtë të diel (28 korrik). Për RTSH-ën, Peleshi u shpreh i kënaqur që iu besua kjo detyrë, teksa theksoi se nuk do të jetë e lehtë edhe për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen vitin e ardhshëm.  

“Të drejtosh grupin parlamentar të PS-së, sot në qeverisje dhe para zgjedhjeve të 2025 nuk është detyrë e lehtë, unë jam i kënaqur që më ngarkohet mua që ky besim më jepet mua. Është një sfidë sepse është një detyrë që nuk e kam bërë më parë. Grupi parlamentar i ri me sa u kuptua sot do formatohet përmes dy korsive, një është ajo normale politike e deputetëve që zgjidhen për shkak të kontributit ët tyre dhe korsia e re është platforma deputetët që duam. Është një ndryshim shumë më i madh sesa ndryshimi im nga ministër si kryetar i Grupit Parlamentar”, tha Peleshi.

I pyetur nëse do të bashkëpunojë me grupet e tjera parlamentare, Peleshi tha se edhe pse konsensusi politik në vendin tonë është i vështirë, sërish nuk është i pamundur. Ai u shpreh optimist se do të arrihet kompromis, veçanërisht për çështje të rëndësishme.

“Arritja e konsensusit dhe kompromisit në vendin tonë për fat të keq nuk është kaq e lehtë, por as e pamundur. Nuk është e lehtë, por unë do i investojë energjitë e mia edh enë këtë drejtim sepse do të doja të shikoja një parlament ku ka edhe kompromis edhe konsensus për çështje që kalojnë përtej një mandati. Besoj se do të kemi edhe lajme të mira të kompromiseve legjitime edhe me opozitën”, theksoi Peleshi për RTSH-ën.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme