Von Der Leyen sërish në krye të KE-së, Rama: Kapitull i ri për BE-në, vijojmë punën për integrimin

Politikë | 2 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas rizgjedhjes së Ursula Von Der Leyen në krye të Komisionit Evropian. Duke e cilësuar si një votë me peshë qëndrimin e Parlamentit Evropian, kreu i qeverisë shqiptare thekson se rizgjedhja e Ursula Von Der Leyen shënon fillimin e një kapitulli për Bashkimin Evropian.

Sipas Ramës, Shqipëria e mirëpret votën e Parlamentit Evropian me besim të plotë të lidershipi i Von Der Leyen.

“Vota e Parlamentit Evropian për rizgjedhjen e Ursula Von Der Leyen është një qëndrim i fuqishëm që shënon fillimin e një kapitulli të ri në qeverisjen e Bashkimit Evropian,  për rivitalizimin e tij. 

Shqipëria e mirëpret këtë qëndrim me shpresë të përtërirë dhe besim të plotë te lidershipi i Ursulës”, shkruan Rama në rrjetin social “X”.

Ai vë në dukje më tej se do të vijojë punën me presidenten e Komisionit Evropian për të integruar Shqipërinë në BE dhe Ballkanin Perëndimor gjithashtu.  

“Ne përgëzojmë qëndrimin e saj të qartë për Ballkanin Perëndimor në fjalimin e saj sot në Parlamentin Evropian.

Mezi pres të vazhdoj punën me Presidenten e Komisionit për ta futur Shqipërinë në BE dhe për të integruar më tej BE-në me Ballkanin Perëndimor”, përfundon Rama në postimin e tij.

Më herët, presidenti i vendit, Bajram Begaj uroi Von Der Leyen për rizgjedhjen si Presidente e Komisionit Evropian!

“Ne presim me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë të Shqipërisë me BE-në ndërsa punojmë drejt finalizimit të anëtarësimit tonë”, shkroi Begaj në rrjetin “X”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme