Afera “Partizani”, Gjykata e Lartë lë në arrest shtëpie Berishën dhe Malltezin

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.
Këtë të martë në Gjykatën e Lartë, gjyqtarët vendosën të rrëzonin kërkesën e Berishës dhe Malltezi për zëvendësim dhe revokim të masës së sigurisë.
Berisha dhe Malltezi janë nën hetim në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.
Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, ndërsa ka bërë kërkesa të shumta për ndryshim mase sigurie, por që janë refuzuar deri më tani nga gjykata.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




